Gjumi, “ilaçi” për t’u mbrojtur nga gripi
21/11/2017 13:58
Gjumi është ilaçi për të patur një sistem imunitar të shëndetshëm. Të flesh me pak se shtatë orë gjumë në natë, rrezikohesh të prekesh nga gripi, sipas një studimi amerikan.
Shkencëtarët e Carnegie Mellon University thanë se njerëzit që konsumojnë më pak se 7 orë gjumë u krahasuan me të tjerë, që flinin tetë ore, ose më shumë.
Mendohet se mungesa e gjumit dëmton sistemin imunitar dhe aftësinë e trupit për të luftuar viruset, që shkaktojnë gripin, ose ftohjen. Një gjumë i shqetësuar ndikon gjithashtu në përgjigjen e trupit ndaj infeksioneve.
Një studim i mëparshëm tregonte se njerëzit që flenë tetë ore gjumë në natë, përbejnë edhe numrin më të ulët të të prekurve nga sëmundjet e zemrës.
Top Channel