Disfata në ndeshjen me Partizanin nuk u kalua aq lehtë te skuadra e Kukësit.
Klubi verilindor zhvilloi një mbledhje, duke bërë analizën e asaj që ndodhi në sfidën e “Zeqir Ymerit”, ku u vendos konfirmimi i trajnerit Milinkoviç dhe stafit teknik, si dhe e futbollistëve që u aktivizuan në këtë përballje.
Por ky konfirmim u shoqërua edhe me një kusht nga drejtuesit e kampionëve të vendit.
Kukësi duhet të fitojë me çdo kusht dy ndeshjet e radhës, atë të kampionatit me Laçin dhe atë të Kupës së Shqipërisë ndaj Erzenit, për të përgatitur më pas sfidën me Skënderbeun në Superiore, me objektiv shkurtimin e distancës me korçarët në klasifikim.
Ndërkohë, mesfushori Hair Zeqiri, i cili nuk u aktivizua në sfidën e së hënës, u largua nga kampionët e vendit.
Top Channel