Alpinistët europianë, tur në kanionet shqiptare
21/11/2017 17:00
Për 10 ditë me radhë një ekip alpinistësh profesionistë nga Holanda, Slovenia, Franca dhe Australia bënë zbritje me litarë në disa prej majave më të vështira të kanioneve, duke pasur mundësi t’i eksplorojnë ato në thellësitë mbi 200 metra.
Nga këto thellësi vijnë edhe fotot, të cilat për herë të parë sjellin imazhe të bukurive mahnitëse të këtyre kanioneve, të cilat për gati 30 km përshkojnë malësitë e Kurveleshit.
Përmes fotove mund të shihni ujëvarat, thellësitë, si dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit të sporteve ekstreme në këtë zonë.
Top Channel