Vasili: Familja shqiptare, e shpërbërë nga varfëria dhe skamja

20/11/2017 10:38

Sot është dita e fëmijëve dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili bën apel për shpërberjen e familjes shqiptare me tragjedinë e varfërisë dhe skamjes.

“Sot është dita e fëmijëve dhe mendimi i parë shkon vetëm tek ata. Fëmijët kanë nevojë si ajri për një familje të qetë të bashkuar dhe të fortë. Të largojmë ata që detyrojnë fëmijët e mitur të nxjerrin krom, ata që detyrojnë fëmijët të shpërndajnë drogë, ata që u largojnë prindërit nga puna për një teser partie, ata që paratë e fëmijëve jua dhurojnë pasanikëve miq të tyre për t’i ndarë së bashku, duke e goditur e shpërbërë familjen shqiptare me tragjedinë e varfërisë dhe skamjes”, shkruan Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA