Shupenzë, mësimi pezullohet për tre ditë
20/11/2017 09:16
Në Shupenzë të Bulqizës është pezulluar mësimi për tre ditë pas incidentit të ndodhur me helmimin nga tymi i kaldajës.
Urdhri është dhënë vetëm për këtë shkollë, teksa disa ditë më parë afërsisht 78 nxënës u asfiksuan dhe u dërguan menjëherë në spital.
Asfiksimi i tyre erdhi si pasojë e tymit të kaldajës e cila u vu në punë për herë të parë, të premten gjatë orarit të mësimit.
Top Channel