Foto-ilustruese

Dëbora e parë në Korçë nuk sjell vetëm entuziazëm, por bashkë me flokët e saj vijnë edhe problemet.

Qyteti juglindor është zgjuar i zbardhur nga disa centimetra dëborë, por në nivel qarku, akset rrugore janë të parat që u përballen me probleme.

Lartësia në disa zona shkon deri në 30 cm . Në aksin Korçë -Ersekë në Qafën e Qarrit regjistrohet 15-20 cm dëborë, dhe është punuar gjatë mëngjesit për hapjen e rrugës. Probleme ka edhe në Dardhë ku bora ka arritur 30 cm.

Rruga është kriposur por në disa pjesë duhen përdorur zinxhirët. Në Voskopojë, ka 10 cm dëborë por rruga është e hapur. Ndërsa në akset nacionale Korçë -Pogradec dhe Korçë – Kapshticë nuk raportohen probleme në qarkullim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA