20 vjetori i Institutit, zhvillohet konferenca e ekspertëve kontabël

20/11/2017 18:50

Instituti i Eksperteve Kontabël të miratuar ka zhvilluar një konferencë për të kremtuar 20 vjetorin e krijimit, me temë sfidat e audituesit në një mjedis ekonomik të vazhdueshëm.

Presidenti i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, në fjalën përshëndetëse ndërsa vlerësoi punën e këtyre 20 viteve, tha se sfida e së ardhmes mbetet përshtatja me zhvillimet e reja teknologjike, dhe mënyrën e re të të bërit biznes.

“profesioni duhet të jetë dhe të vendosë në fokus shërbimet e reja me natyrë analizuese dhe këshilluese, të cilat prodhojnë vlerë të shtuar për biznesin. Kjo imponon një sistem më të fortë e më funksional të sigurimit të cilësisë, që garanton cilësinë së praktikuesve të profesionit. Objektivi bazë i EKA-s do të vijojë të jetë mbrojtja e interesit publik. Garancia se do të marrë nga anëtarët e tij shërbim cilësore në kohën e duhur, e me kosto të arsyeshme. Ky objektiv nuk mund të arrihet pa bashkëpunimin me të gjithë aktorët në vend përfshirë rregullatorët, profesionistët e lirë të kontabilitetit dhe plejadën e madhe të kontabilistëve që shërbejnë në kapacitete të ndryshme të ekspertizës së profesionit tonë”, u shpreh Hysen Çela, President i Institutit.

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato vlerësoi punën e kontabilistëve si profesion që promovon transparencën dhe respektimin e barabartë të ligjit.

Në konferencë u trajtuan punime shkencore mbi rolin e audituesit dhe kontributin e tij në luftën ndaj informalitetit dhe formalizimit të biznesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA