Polici vret 3 persona në Paris

19/11/2017 21:17

Një polic francez ka vrarë tre persona në një rrugë në afërsi të Parisit, në një mosmarrëveshje në dukje personale, para se të vriste edhe veten.

Mediat lokale raportojnë se e dashura e tij, nëna dhe motra e saj janë lënduar në incident. Ndërsa të vrarët, janë babai i të dashurës dhe dy kalimtarë.

Kryebashkiaku i Sarcelles, në veri të Parisit, tha se gruaja i kish thënë policit kohët e fundit se do të ndahej me të.

Polici, fillimisht vrau dy kalimtarë me armën e tij të shërbimit. Sipas kryebashkiakut, ata ishin banorë lokalë pa lidhje me policin.

Më pas, 31 vjeçari kishte qëlluar të dashurën në fytyrë, dhe kish drejtuar armën nga e ëma, motra dhe babai i saj, para se të vriste edhe veten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA