Grupet e posaçme të OSHEE-së kanë vijuar kontrollet ndaj abonentëve abuzues në qytetet e Gjirokastrës dhe Sarandës.

Kështu, nga kontrollet e kryera gjatë orëve të fundit efektivët kanë zbuluar dhjetëra raste të abuzimit me energjinë dhe kanë denoncuar 8 abonentë.

Ata kishin vendosur lidhje të paligjshme për të furnizuar me energji bizneset e tyre private, duke shmangur matjen e saj.

Ndërkohë, kontrollet e OSHEE-së vijojnë edhe në shkallë vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA