Chelsea e mbajti pak orë vendin e dytë në renditjen e Premier Ligës. Manchester United u rikthye menjëherë pas City-t, pasi fitores së thellë 4-1 ndaj Newcastle në Old Trafford.
Ndeshja nuk nisi ashtu siç pritej nga skuadra e drejtuar nga Mourinho. Miqtë i befasuan në minutën e 14-të me anë të Gayle.
Por, avantazhi i “Qymyrxhinjëve” do të zgjaste deri në minutën e 37-të, kur Martial shënoi golin e barazimit.
Atëherë kur pritej fërshëllima e fundit për pjesën e parë, Smalling shënoi golin e avantazhit duke dërguar të buzëqeshur Mourinhon në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë, Pogba dhe Lukaku vulosën rezultatin dhe si për “qershi mbi tortë”, pak minuta edhe për Zlatan Ibrahimovic, që u rikthye pas një dëmtimi të gjatë.
Top Channel