Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i ka kërkuar mësuesve në të gjithë vendin dhe kujtdo tjetër që nëse privohen nga e drejta e tyre të raportojnë në portalin “Shqipëria që duam”.
Në një konferencë për media Ministrja Nikolla publikoi rastin e një mësuesi në Malesinë e Madhe, i cili kishte aplikuar për punë në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe me të padrejtë e kishin spostuar.
Por sipas ministres, të drejtën e tij e kishte rifituar duke raportuar. Në deklaraten e sotme Lindita Nikolla njoftoi dhe shkarkimin e drejtorit te drejtorise arsimore në Malësinë e Madhe pas denoncimit të mbërritur. Nga ana tjeter ministrja e Arsimit ka kërkuar shkarkimin nga puna të personave përgjegjës në drejtorine Arsimore të Malësisë së Madhe.
Top Channel