Hulk mund të lërë Kinën për Premier League
18/11/2017 16:24
Braziliani Hulk është shumë pranë largimit nga kampionati kinez.
Sulmuesi, i cili që nga viti 2016 është pjesë e skuadrës Shanghai SIPG, duket se nuk po ndihet mirë në Superligë dhe po e mendon seriozisht kthimin në Premier Leaguen angleze.
Sipas tabloidit “The Sun”, dy janë klubet që kanë vënë në shënjestër Hulk, e bëhet fjalë për Manchester Cityn dhe Chelsean.
Top Channel