Zidane shuan zërat për grindje mes Ronaldos dhe Ramos

17/11/2017 21:26

Trajneri i Realit të Madridit ka këmbëngulur në konferencën për shtyp në vigjilje të derbit të së shtunës mes skuadrave madrilene se mes Cristiano Ronaldos dhe kapitenit të “Los Blancos”, Sergio Ramos, nuk ka “asnjë problem”.

Përgatitja për këtë ndeshje është shoqëruar me raportimet për një diferencë opinionesh mes Ramos dhe Ronaldos, nëse skuadra e Realit mbetet po aq e fortë sa sezonin e kaluar, pas largimit gjatë verës të disa lojtarëve të konsideruar “stoli”, si Alvaro Morata, James Rodriguez apo Pepe.

Ronaldo është shprehur se Reali është dobësuar me largimet e merkatos së fundit, por një javë më vonë, Ramos hodhi poshtë këtë përfundim të portugezit, teksa tha se situata e Ronaldos për shkak të mungesës së golave në kampionat nuk është “më e mira e mundshme”.

Por Zidane deklaroi këtë të premte se dy kolegët me shumë eksperiencë të Realit mund të ndajnë pikëpamje të ndryshme, por kurrsesi kjo nuk mund të jetë kthyer në një “çështje” në dhomat e zhveshjes.

“Këta dy lojtarë janë pjesë e historisë së këtij klubi, – tha trajneri francez. – Ata respektojnë tej mase njëri-tjetrin dhe janë që të dy shumë inteligjentë. Ata luajnë bashkë prej një kohe të gjatë, kanë fituar shumë së bashku, por nëse ndonjëherë mund të mos bien dakord për diçka, kjo nuk është gjë e rëndësishme”.

Në fund, Zidane ka theksuar se “gjërat janë sheshuar brenda klubit dhe nuk ka pasur e nuk ka për të pasur ndonjë problem mes Cristianos dhe Sergios”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA