Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e Mikel Shallarit, i cili pretendon se nuk ka prova kundër tij për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.
Mbrojtësi Vladimir Cjapi kërkoi zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura, pasi sipas Shallarit, i rrezikohet jeta. Por avokati nuk dha asnjë shpjegim nëse Mikel Shallarin të vetmin të arrestuar si ekzekutori i paguar për vrasjen e Cukut, e kanë kërcënuar në burg apo jo.
Mikel Shallari foli fillimisht për njerëzit që e kishin parapaguar 3500 euro për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që prej muajsh vijojnë të jenë në kërkim dy persona. Anëtarë të grupit të hetimit pohojnë se kanë dyshime të forta që Cuku u vra për shkak të detyrës për ngjarje që kanë lidhje me kohën kur ai ishte në krye të policisë së Qarkut Vlorë.
Pas vrasjes së Cukut policia arrestoi të riun nga Kuçova, që fillimisht pohoi se në këtë rast ishte përfshirë si vrasës me pagesë nga porositësit.
Top Channel