Ventura: Humbjet nuk kanë vetëm një të vërtetë
17/11/2017 14:55
Gian Piero Ventura ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë që nga dështimi i Italisë për t’u kualifikuar në finalet e botërorit Rusi 2018. Trajneri barez ka shkruar një letër për agjencinë e lajmeve ANSA.
“Kanë qenë dhe janë ditë shumë të vështira dhe një keqardhje shumë e madhe: Ndihem krejtësisht i papërmbushur që nga momenti që nuk arritëm të sigurojmë kualifikimin për finalet e kampionatit botëror”, u shpreh ish-trajneri i Italisë, i shkarkuar 24 orë më parë.
Më pas Ventura ka lënë edhe një rresht rreth zërave që qarkullojnë për problemet që janë shfaqur edhe brenda dhomave të zhveshjes: “Dështimet nuk mund të shpjegohen vetëm me një të vërtetë”, shkruan Ventura.
Top Channel