Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, dërgonte shqiptarët në Britani

17/11/2017 13:44

Policia e Uellsit dhe ajo angleze, në bashkëpunim me autoritetet e emigracionit, kanë arrestuar gjatë një operacioni pjesëtarë të dyshuar të një rrjeti të organizuar kriminal që merrej me trafikimin e qenieve njerëzore në Britani.

Arrestimet janë bërë në qytetin Newport të Uellsit, ku një 32-vjeçar shqiptar dhe një grua 66-vjeçare janë arrestuar, ndërkohë që një bashkëpunëtor i tyre 27-vjeçar është arrestuar në jug të Londrës.

Sipas BBC, ky rrjet ka sjell në Britani 115 emigrantë shqiptar dhe tre turq të fshehur nëpër karavanë të marr me qira, duke rekrutuar korrierë dhe shoferë për transportimin e emigrantëve ilegal. Ata i sillnin emigrantët kryesisht nga Franca.

Sipas David Fairclough ndihmësdrejtor i Departamentit të Hetimit Kriminal dhe Financiar të Emigracionit, gjatë periudhës mars dhe nëntor të këtij vitit, ka pasur 13 tentativa trafikimi që janë eliminuar nga autoritet e emigracionit.

Shumica e emigrantëve të sjellë në Britani kanë qenë të moshës 22 deri në 35-vjeçare, por mes tyre ka pasur edhe gra dhe fëmijë të trafikuar.

Ky operacion i koduar “Telire”, duket se është bashkëpunim i autoriteteve britanike dhe franceze, ku tre tentative trafikimi janë penguar në Francë.

Sipas zyrtarit të lartë të Home Office, emigrantët paguanin nga 10 mijë sterlina për të ardhur në Britani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA