Tre vjet pasi policia mori nën kontroll Lazaratin, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e 5 banorëve të tjerë të fshatit.

Prokuroria kërkoi në total 57 vjet burg për Gurgaz Skënderin, Enrik Skënderin, Arbjon Alikon, Alfred Prokon dhe Beqo Brahimin, që akuzonen për kultivim të kanabisit, kundërshtim të policisë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Në këtë dosje të dyshuarit janë gjykuar për operacionin e vitit 2014 në fshatin e njohur ndër vite si kryeqendra e kultivimit të kanabisit.

Më herët, për këtë operacion, gjatë të cilit u sekuetsruan dhe asgjësuan dhjetëra tonelata drogë, u dënuar me 83 vite burgim në total edhe 10 banorë të tjerë të Lazaratit.

Ndërkohë, tek Krimet e Rënda po shqyrtohet edhe episodi i dytë aksionit kundër 11 pesonave të konsideruar si “grupi i zjarrit”, të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA