“Ndjehem ende futbollist. E ardhmja? Pse jo tek Milani”

17/11/2017 17:15

Ditët e tij më të mira duken të largëta, por për të dhe tifozët e Milanit mbeten të paharrueshme.

Riccardo Kakà në një intervistë të gjatë dhënë për gazetën sportive polake, “Przeglad Sportowy” ka folur për të ardhmen e tij.

“Të ardhmen time do ta vendos në javët që vijnë, por për momentin ndjehem ende një lojtar dhe sa i takon së ardhmes, do më pëlqente që të vazhdoja në botën e futbollit”, thotë ai.

Braziliani synon të bëjë këtë si trajner.

“Ndoshta edhe tek Milani, pse jo. Ato ngjyra mbeten në zemrën time”, thotë ai.

Në fund një koment edhe për Neymar dhe rivalitetin Messi-Cristiano Ronaldo.

“Neymar është në kulmin e formës së tij dhe mund të fitojë botërorin. Messi e Ronaldo kanë një rivalitet të ndezur dhe shumë të rëndësishëm, edhe për mediat”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA