Imazhi global, Gjermania në vend të parë

17/11/2017 13:47

Nuk janë më Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendi me reputacionin numër 1 në botë. Imazhin më të mirë global sot e gëzon Gjermania.

Një studim i Institutit për Hulumtimet e Tregut GfK e rëndit Amerikën të gjashtën në listën e vendeve më të respektuara; E dyta sipas tij vjen Franca, Britania e Madhe qëndron stabel në vend të tretë, ndërsa Kanadaja dhe Japonia renditen së bashku në vendin e katërt.

Indeksi që mban emrin e këshilltarit politik Simon Anholt, Anholt-GfK Nation Brands Index, çdo vit verifikon se si perceptohen 50 shtete të fuqishme në mbarë botën.

Hulumtimi bazohet tek imazhi i vendit në kategoritë eksport, qeveri, kulture, njerëzit, turizmi, emigrimi dhe investimet. Gjermania del mjaft mirë në të gjashta kategoritë me pikë të shumta në renditjen e kulturës, qeverisë dhe njerëzve.

Vetëm sa i takon turizmit, ajo zbret në vendin e vendin e dhjetë. Studimi tregon se ekonominë më të rëndësishme të bllokut europian e preferojnë më shume kinezët, rusët dhe italianët. Më pak pozitivisht vlerësohet Gjermania nga vendet fqinje Franca dhe Polonia, ndërsa edhe vetë gjermanët, thotë DW, janë kritike ndaj vendit te tyre.

Sa për humbjen e imazhit të SHBA-së në kategorinë “Qeveri”, hulumtuesit e shpjegojnë me efektin Trump, pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së tij dhe mesazhit “Amerika e para”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA