Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se po ndjek nga afër gjendjen e nxënësve të gjimnazit të Shupenzës, të asfiksuar në orën e mësimit nga gazi karbonik.

“Duke iu uruar shërim sa më të shpejtë të rinjve që po marrin mjekim në Bulqizë dhe Peshkopi, si dhe për nxënësen e sjellë në Tiranë në gjendje më kritike se të tjerët, shpreh keqardhjen dhe revoltën për pasigurinë e ambjenteve që vënë në rrezik shëndetin e nxënësve në shkolla”, ka deklaruar Basha.

Në profilin e tij në Facebook, Basha ka theksuar se investimet në shkolla nuk mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare, qëndrore apo lokale.

“Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ndodhet në Dibër për të qenë pranë nxënësve dhe familjarëve të tyre dhe për të marrë informacion të detajuar mbi përgjegjësit e asfiksimit të 60 nxënësve të Shupenzës”, ka shtuar Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA