E akuzuan si homoseksual, Batshuayi reagon ashpër: Edhe nëna jote…

17/11/2017 19:26

Pretendimit të një tabloidi britanik, tipik anglez me një goditje mbi normat e pranueshme të etikës, i shtohet edhe një përgjigje tepër e ashpër, e rëndë dhe…edhe më shumë jashtë etike.

Gjithçka nisi pas një lajmi të publikuar në “The Chelsea Daily”, që përfshinte sulmuesin Batshuayi dhe jetën e tij private.

Mes të tjerash, portali britanik i referohej një homoseksualiteti të prezumuar të sulmuesit belg të Chelseat dhe dëshirës së tij për t’ia bërë të ditur këtë të gjithë botës.

Por Batshuayi preferoi një tjetër lloj përgjigjeje ndaj faqes në fjalë të internetit.

“Unë homoseksual? Vëlla, edhe mamaja jote e di mirë që kjo është false”.

Një reagim aspak elegant, por me një gjuhë tejet të mprehtë, saqë gazetari që kishte shkruar dhe redaktuar artikullin preferoi të bënte një hap prapa, duke i kërkuar edhe falje futbollistit.

“Më falni vëllezër, burimet e mia këtë herë më zhgënjyen. Zakonisht kanë qenë tepër të besueshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA