Në takimin me temën “Diplomacia Ekonomike”, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u ka përcjellë ambasadorëve shqiptarë nëpër botë se nevojitet një qasje e re në nivelin diplomatik ndërkombëtar.

Në fjalën e tij, Bushati ka vlerësuar se Shqipëria nuk është më një vend i izoluar, por i ndërlidhur më shumë se kurrë me fqinjët europianë.

Ndaj në këto kushte, kur edhe teknologjia është kthyer në mjetin kryesor të komunikimit, Bushati ka nënvizuar se qëllimi i diplomacisë duhet të jetë zhvillimi ekonomik.

“Duhet të jetë paqja mes zhvillimit dhe mirëqënies. Shembulli më i mirë është BE, ku bashkëpunimi dhe mirëqënia kanë sjellë sigurinë më të madhe në historinë tonë”, ka thënë Bushati.

Ai ka cilësuar si shumë të rëndësishme ndërthurjen mes politikës dhe ekonomisë, interesat për të cilën sipas tij duhet të burojnë nga vlerat.

“Shqipëria ka shumë vlera që duhen ngritur nga ne. Ky zhvillim kërkon një qasje krejt të re, me formula dhe skema efikase për promovimin e Shqipërisë aty ku nuk na njohin dhe aty ku na njohin për keq”, ka shtuar Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA