Në pamundësi për të mbërritur te braziliani Coutinho, duket se Barcelona po zhvendos radarët diku tjetër. Sipas “El Mundo Deportivo”, Mesut Ozil shihet si alternativa për brazilianin.
Synimi i klubit katalanas është që përforcimet t’i marrë që në merkaton më të afërt, duke parë edhe impenjimet shumë të mëdha mes kampionatit dhe Champions League.
Avantazhi që Barcelona shikon te Ozil është fakti se gjermani mund të aktivizohet edhe në Champions, pavarësisht ka luajtur me Arsenal në Europa League, pasi rregullorja e UEFA-s lejon aktivizimin e një futbollisti që ka luajtur në një tjetër aktivitet evropian.
Një tjetër pikë kyçe shihet koha e skadencës së kontratës së Ozil. Fantazistit i përfundon kontrata në qershorin e vitit 2018, ndërsa nuk ka shprehur asnjë qëllim për rinovimin, duke bërë që Arsenal mund të pranojë oferta në janar, për të mos e humbur me parametra zero në verë.
Top Channel