Partia Demokratike nuk kundërshton vetëm projektin “1 miliard dollarë” brenda buxhetit të propozuar nga qeveria për vitin e ardhshëm.

Duke folur në lidhje të drejtpërdrejtë për Top Story nga Kuvendi, deputetja demokratike Jorida Tabaku kundërshtoi edhe pjesë të tjera të këtij buxheti.

“Partia Demokratike ka pasur kontestime edhe për pjesën e faturës sociale. Në krahasim me vitin e kaluar, fatura sociale është ulur me 80 për qind më poshtë për rritje pagash dhe 8 mln euro më pak për pensionet”, tha Tabaku.

Sipas Tabakut, buxheti nuk reflekton rritjen e pabarazisë.

“Kemi një situatë ekonomike të përkeqësuar, por që nuk shoqërohet me buxhetin përkatës”, u shpreh ajo.

Deputetja demokrate thotë se PD nuk është kundër koncesioneve.

“Por e kemi hapur këtë diskutim duke patur parasysh që një pjesë e madhe e investimeve publike është zënë nga faturat e koncesioneve, pothuajse 90 milionë euro dhe ky është shqetësimi ynë”, u shpreh Tabaku.

Sipas Tabakut, ajo pak rritje ekonomike e viteve të fundit ka qenë rezultat i politikave të Partisë Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA