Dy persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim, ndërkohë që janë sekuestruar 20 kg kanabis në operacionin e koduar “Ura e Muhurit”, nga policia e Dibrës.

Policia ka ndaluar një mjet tip “Suzuki” me drejtues Asllan Cani 47 vjeç. Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur 2 thasë me lëndë narkotike me peshë totale 20 kilogramë cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan në flagrancë drejtuesi i mjetit, Asllan Cani, Ervin L., 22 vjeç dhe u shpall në kërkim një 29-vjeçar pasi nuk iu bind urdhrit të policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe automjeti me të cilin lëviznin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA