Prindërit përballen çdo ditë me teori të ndryshme e rritja e fëmijëve nuk është aq e lehtë sa mund ta mendonit. Çdo sjellje e juaja duket se reflektohet në kohë dhe vendimet në dukje të parëndësishme luajnë një rol vendimtar në formonin e karakterit të fëmijës.
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Essex në Angli, prindërit kërkues rrisin fëmijë të suksesshëm.
Nga viti 2004 deri në vitin 2010, hulumtuesit ndoqën jetën e 15.500 vajzave të moshës 13 dhe 14 dhe zbuluan vajzat me prindër të rreptë kishin më shumë gjasa të shkonin në kolegj dhe të gjenin punë me paga më të larta. Një tjetër përfundim i pazakontë i studimit ishte se vajzat e rritura nën frymën e kujdesit të rreptë kishin shumë më pak mundësi të kishin një fëmijë nga një lidhje në gjimnaz apo shkollë të lartë.
Ndonëse studimi është kryer në Britani dhe rritja e një fëmije ndryshon nga shoqëria në shoqëri, prindërit kudo kanë dilemën: “Të jenë të rreptë dhe kërkues deri në bezdisje për fëmijët e tyre apo ti lënë ata të lirë?
Studimi nr 2:
Një tjetër studim këtë radhë ka patur në fokus ngjashmëritë që kanë Prindërit e fëmijëve të suksesshëm. Edhe pse nuk ka një recetë për rritjen e fëmijëve të suksesshëm, kërkimet psikologjike kanë vënë në dukje disa faktorë që parashikojnë suksesin. Studimi përveç fëmijëve ka vëzhguar edhe prindërit e tyre për të parë se çfarë karakteristikash të përbashkëta kanë ata në kërkesën e tyre të llogarisë ndaj fëmijëve. U vunë re disa ngjashmëri që kanë prindërit e fëmijëve të suksesshëm në kërkesat që ata kanë ndaj fëmijëve të tyre.
Ja cilat janë:
1. Ata i detyrojnë fëmijët të bëjnë detyra rutinë
2. Ata u mësojnë fëmijëve të vet socializimin.
3. Ata ngrenë pritshmëri të mëdha për fëmijët e tyre edhe përtej mundësive
4. Ata kanë një nivel të lartë arsimor
5. Ata vlerësojnë më shumë përpjekjen dhe nuk janë aspak mbështetës dhe mirëkuptues në rast dështimi
6. Ata kanë një status socio-ekonomik të lartë
Pyetje:
– Pse ndodh kjo sipas teje që sa më shumë kërkues të jenë prindërit aq më të suksesshëm bëhen fëmijët e tyre?
– Sa ndikon fëmijëria, mënyra sesi je rritur në njeriun që bëhesh në të ardhmen…Si ka qenë për ty. Cili nga prindërit ka qenë më bezdisës në kërkesën ndaj teje?
– Po me fëmijën tënd a është krijuar e njëjta marrëdhënie?
– A e ke ti dilemën që kanë të gjithë prindërit: Të jenë të rreptë dhe kërkues deri në bezdisje për fëmijët e tyre apo ti lënë ata të lirë?
Top Channel