25/11 19:02
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se në këto 4 vjet nuk ka patur asnjë spital të ri.
“Asnjë spital i ri nuk është ndërtuar në Shqipëri këto katër vjet. Ky është fakt, jo kazan. Shkoni pyesni qytetarët nëse kanë parë gjëkundi ndonjë të tillë”, ka thënë Vasili.
Ndërkohë që kryeministri sipas tij “ka vetëm llogje”.
“Ka vetëm llogje të kazanit të kryeministrit. 86 milionë euro paguan në vit për koncesionet, aq sa duhen për të bërë 2 spitale të reja moderne. Këto janë faktet se kazanin e llogjeve e ka marrë me koncesion kryellafazani”, ka thënë Vasili.
Top Channel