Dortmundi përjashton Aubameyang për motive disiplinore

16/11/2017 20:30

E bujshme, por jo për herë të parë. Borussia Dortmund ka lënë jashtë skuadre sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, i cili nuk do të jetë pjesë e transfertës së të premtes në Shtutgard.

Sulmuesi nga Gaboni thuhet se është përjashtuar nga ekipi për “motive disiplinore”, siç ka konfirmuar vet klubi gjerman për profilit zyrtar në “Twitter”.

Ka qenë një tifoz i Borussias, ai që kishte pyetur në rrjetin social sesi është e mundur që Aubameyang, autor i 15 golave në 17 ndeshje deri më tani, nuk ishte në listën e të grumbulluarve nga trajneri Bosz për ndeshjen e së premtes mbrëma.

Dhe përgjigjja e klubit ishte e shkurtër, por e qartë: futbollisti ishte përjashtuar për motive disiplinore!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA