Ministri i Financave, Arben Ahmetaj mbrojti projektbuxhetin. Duke folur në një lidhje të drejtpërdrejtë në Top Story, ai thotë se buxheti ruan balancat makroekonomike të vendit.

“Buxheti duhet të konsiderohet sesi ruan balancat makroekonomike për shëndetshmërinë ekonomike. I referohem uljes së borxhit publik. Ka një element teknik, balanca primare është pozitive, Kjo ndodh në dy vitet e fundit me qeverinë Rama dhe do të ndodhë edhe për 2018. Ulja e borxhit do të vazhdojë, por në të njëjtën kohë edhe rritja ekonomike”, tha ai.

Por a është ky një buxhet për të pasurit, apo për të varfërit?

“Ky është një buxhet i qytetarit, favorizon qytetarin e zakonshëm duke ulur taksat, hequr procedurat dhe duke investuar aty ku ata kanë më shumë nevojë, në bujqësi, në turizëm dhe infrastrukturë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA