Arsimimi, prezantohet studimi i Komisionit për Edukimin Katolik

16/11/2017 21:21

Komisioni Kombëtar për Edukimin Katolik Shqiptar prezantoi në ambientet e Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë, studimin mbi institucionet arsimore parauniversitare katolike në Shqipëri, rëndësinë dhe vlerat e shtuara që ato sjellin.

Në fjalën përshëndetëse, Imzot Anxhelo Masafra, President i ketij komisioni si edhe Kryetari i Konferences Ipeshkvnore shqiptare, shprehu falenderimin e tij per punen me perkushtim te komisionit dhe te shkollave, ne funksion te edukimit.

Zevendesministri i arsimit, sportit dhe rinise, Ervin Demo vleresoi kontributin e komunitetit katolik ne sjelljen e vlerave ne sistemin arsimor, por edhe ne ruajtjen, levrimin e gjuhes dhe traditave te folklorit.

Aktiviteti u pershendet edhe nga kryeministri Edi Rama permes nje letre, derguar Imzot Masafres, ku vleresoi angazhimin e Komitetit Kombetar te Edukimit Katolik Shqiptar, si edhe garantoi se gjetjet dhe rekomandimet e studimit do te konsiderohen e vleresohen nga institucionet perkatese si vlere e shtuar per t’i integruar ato ne agjenden reformuese te sistemit arsimor ne vend.

Komision Kombëtar për Edukimin Katolik Shqiptar është një ent Juridik i Kishës Katolike. Synimi kryesor i tij është të fuqizojë edukimin e gjithanshëm mbi vlera, duke krijuar hapësira dialogu, formimi dhe ndërveprimi mes shkollave që janë pjesë e këtij rrjeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA