Suedia u kualifikua për në Botërorin e Rusisë duke lënë në shtëpi Italinë e plotfuqishme dhe skuadra e Janne Anderson shpërtheu në një festë të shfrenuar, sidomos në dhomat e zhveshjes, duke e lënë atë në një rrëmujë të madhe.
Pas saj, kamerat fiksuan një imazh jo të zakontë për skuadrat elitë të futbollit botëror.
Në foton e zbuluar që po bën xhiron e botës, shfaqet trajneri i Suedisë Janne Andersson teksa pastron duke u përpjekur të sistemojë rrëmujën e bërë nga lojtaret e tij, një gjest të cilin trajnerë të tjerë nuk do ta kishin bërë, por qe tregon nivelin e civilizimit në vendin nordik.
Një rast i ngjashëm ndodhi pak ditë më parë edhe në Shqipëri, kur 19-vjeçarët e Shqipërisë u ndeshën me moshatarët e tyre norvegjezë. Pas ndeshjes, në rrjetet sociale qarkulloi një foto, ku në stolin e 19-vjeçarëve shqiptarë të gjitha shishet e ujit ishin të shpërndara, ndërsa tek miqtë gjithçka ishte e sistemuar.
Top Channel