Taksat dëmtojnë librin. Botuesit kërkojnë TVSH 5 për qind

15/11/2017 15:37

Në çeljen e Panairit të 20-të të Librit, për Shoqatën e Botuesve, të shumta janë problemet me të cilat perballet libri dhe botuesit sot.

“Kemi një TVSH 20% në blerje, e pangjarë në asnjë vend europian dhe zero për qind në shitje. Ky tatim nuk rimbursohet, siç është logjika e këtij tatimi. Kërkojmë një TVSH të ulët 5% në blerje dhe shitje. Kërkojmë të ulet tatimi mbi të ardhurat për veprimtarinë krijuese nga 15% në 5%”, deklaroi Petrit Ymeri, kryetar i shoqatës.

“Ju siguroj që nëse ne nxisim leximin si aktivitet emancipimi, si aktivitet edukimi, zgjidhim njëkohësisht edhe shumë probleme të tjera: bashkojmë radhët tona. Edhe unë nuk jam dakord për 15% mbi krijimtarinë. Sigurisht nuk do të fitohen të gjitha përnjëherë, por është një argument që unë nuk do të rresht ndonjëherë së harxhuari energjitë e mia dhe mjetetë qeveritare”, tha ministra e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Për të nxitur leximin, emergjente për botuesit është pasurimi i bibliotekave publike me tituj.

“Duhet shpallur si prioritet kombëtar pasurimi i bilbiotekave publike të shkollave, institucioneve arsimore publike, të bashkive e komunave, ku furnizimet të bëhen të hapura, transparente, bazuar në vlerën e librave”, nënvizoi Ymeri.

Në Panairin e njëzetët të Librit marrin pjesë 95 shtëpi botuese, ndërsa janë rreth 100 tituj të rinj që i ofrohen lexuesit përgjate 5 ditëve, ku dominon letërsia e huaj ndaj autorëve vendas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA