Rusia pa portier ndaj Spanjës, u mbyll 3-3
15/11/2017 13:35
Miqësorja e një nate më parë mes Rusisë dhe Spanjës regjistroi një barazim të çmendur me 6 gola, por e veçanta ishte në fundin e takimit.
Portieri Andrey Lunyov pësoi një lëndim dhe u detyrua të largohej nga fusha e lojës. Në mungesë të një tjetër portieri, trajneri i Rusisë vendosi të fuste në portë një mesfushorë.
Futbollisti i Spartakut të Moskës, Denis Glushakov, veshi dorezat e portierit deri në fundin e takimit dhe spanjollët nuk mundën të shënonin golin e fitore.
Top Channel