Kyrie Irving kthehet në parket për Boston Celtics dhe këtë e bën në mënyrën më të të mirë të mundshme, duke shënuar 25 pikë në fitoren që kryesuesit e Konferencës së Lindjes në NBA arritën ndaj Brooklyn Nets 109-102 për të çuar në 13 numrin e fitoreve radhazi.
Në Barclays Center, Bostoni arriti të bëjë një paraqitje mjaft të mirë kundër Nets ku përvec Irving spikatën edhe Tatum me 19 pikë, Morris me 21 dhe Al Horford me 17 pikë personale të shënuara. Të enjten në TD garden Bostoni do të presë kampionët e Golden State në një ndeshje ku spektakli është i garantuar.
Toronto frenon Houston Rockets në Toyota Center duke e mundur me rezultatin 129-113 duke ndërprerë serinë e 6 fitoreve radhazi të skuadrës teksane. James Harden shënoi 38 pikë dhe dha 6 assist në këtë ndeshje, por kjo nuk i mjaftoi skuadrës së Houston për të evituar këtë disfatë. Për skuadrën kanadeze që tashmë është në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes, ai që spikati në parket ishte DeRozan me 27 pikë.
Dallas Mavericks vazhdon rezultatet negative në NBA. Në American Airlines center, skuadra e Mavericks humbi derbin teksan ndaj San Antonios 91-97. Në këtë ndeshje për Spurs u rishfaq, La Marcus Aldridge i cili është rritur dhe formuar si basketbollist në Dallas.
Por kjo nuk e pengoi atë që të japë më të mirën në këtë ndeshje dhe të dëshpërojë tifozët e Dallasit dhe të shënojë 32 pikë, 8 nga të cilat i shënoi në fundin e sfidës kur Dallas kishte mundur të shkurtojë diferencën në -1 pikë.
Top Channel