Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të mërkurë në fshatin Petoq të Fan-Mirditës, ky një prej dy vëllezërve çoben të mitur ka mbetur i vrarë nga vëllai tjetër.
Policia njofton paraprakisht se trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit, për t’iu nënshtruar ekspertizës së plotë mjekoligjore. Në vendngjarje ndërkohë u sekuestruan arma automatike e zjarrit, si dhe dy gëzhoja, në cilësinë e provës materiale.
Vëllezërit E.T. dhe D.T., respektivisht 15 dhe 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërsa 15-vjeçari dyshohet se ka vrarë nga pakujdesia 12-vjeçarin.
Policia ka shoqëruar në komisariatin e Policisë së Mirditës autorin e ngjarjes, babain e tij dhe disa persona të tjerë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa një grup hetimor po vijon hetimet në vendngjarje.
Top Channel