Në një takim me grupet e interesit, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka kritikuar buxhetin e vitit 2018 të projektuar nga qeveria, që sipas saj favorizon të pasurit dhe rrënon të varfërit.

“Kjo mazhorancë nuk ka një program qeverisës dhe ekonomik për të reduktuar hendekun mes të pasurve dhe të varfërve, por ka një projekt për të pasuruar oligarkët. Buxheti i 2018-s rrit taksat për 90 për qind të shqiptarëve dhe i ul për oligarkët”, ka deklaruar Kryemadhi.

Kryemadhi ka vënë në dukje se në 4 vjet është rritur tatimi mbi fitimin për bizneset, rritje të cilës i shtohet sipas saj edhe inflacioni akumulativ.

“Me buxhetin e 2018-s qeveria do të shtojë 3-fish taksën e banesës, duke detyruar qytetarët të paguajnë 48 dollarë. Ndërkohë do të çojë në zero taksën për operatorët me 5 yje, që janë sipërmarrje luksi”, ka thënë Kryemadhi.

Ajo ka nënvizuar se LSI do paraqesë disa amendamente që kanë të bëjnë jo vetëm me rritjen e TVSH-së dhe taksën e banesës, por edhe me bujqësinë dhe punësimin për të rinjtë, duke paraqitur një alternativë për buxhetin 2018.

“LSI do paraqesë edhe planin e saj qeverisës për reduktimin e varfërisë, për të stimuluar prodhimin vendas, etj. LSI ka një plan konkret me planin e saj kundër varfërisë që nuk është lëmoshë, por u vjen në ndihmë familjeve në nevojë”, ka shtuar Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA