Ajo që duhet të ishte një qendër shëndetësore është një karakatinë që është i vetmi vend ku 200 banorët e fshatit Zagradec, në Devoll, duhet të kujdesen për shëndetin e tyre.
Kushteve primitive i shtohet edhe mungesa e mjekut. Banorët tregojnë se jo rrallë u duhet të shkojnë drejt Bilishtit, ndërsa në ditët kur vjen infermieri një pjesë të shërbimeve e marrin në rrugë dhe një pjesë në shtëpitë e tyre.
“S’hyn dot njeri atje. Bredhim nëpër fshat që të masim tensionin”, thotë një gura. “U bën 5-6 vjet në këtë gjendje, që nuk vjen as doktor as infermier”, thotë një tjetër banor.
Përveç mundimit fizik, banorët e Zagradecit përballen me kostot e shtuara të udhëtimit për të marrë shërbimet e shëndetësisë falas drejt qytetit më të afërt.
Top Channel