Genocidi i Srebenicës, vendimi për Mlladiç më 22 nëntor

15/11/2017 16:28

Vendimi për Ratko Mlladiç jepet ne 22 nëntor lidhur me akuzat për krime lufte që rëndojnë mbi gjeneralin e tmerrshëm serb, përfshirë genocidin e Srebrenicës në 1995-sën.

Lufta përfundoi mbi 2 dekada më parë dhe Mlladiç ka qëndruar në Hagë që prej 2011-tës pas një arratie 16 vjeçare nga drejtësia. Ai dhe masakrat e tij megjithatë ende dhe sot vazhdojnë t’i përçajnë myslimanët boshnjakë dhe serbët në Srebrenicë e më gjerë.

Për boshnjakët, ky person është vrasësi i egër që urdhëroi masakrimin e 8.000 djemve dhe burrave dhe qëndron pas dëbimit të pjesës tjetër të popullsisë myslimane të qytetit. E mbijetuara e rrethimit të Srebrenicës, 66-vjeçarja Hatidza Mehmedovic, rrëfen sesi serbët i vranë dy djemtë dhe bashkëshortin.

“Një qenie njerëzore nuk sillet ashtu, thotë ajo. I varrosa në 2010-tën fëmijët dhe burrin tim. Një gjë e tillë s’duhet të ndodhe më kurrë, askujt s’duhet t’i ndodhë. Sot nuk do te jetoja vetëm po të mos ishte për ata përbindesha”, u shpreh Hatidza Mehmedovic, e mbijetuar e Srebrenicës.

Shumë serbe ndërkohë e shohin 74 vjeçarin Mlladiç si gjeneralin që fitoi territore me disa viktima edhe nga radhët e tij. Një pjesë e tyre mohojnë që genocidi të ketë ndodhur.

“Mendoj se për shumicën e serbëve ai mbetet një hero. Për palën tjetër do të jetë një kasap dhe kriminel dhe ne do të vazhdojmë të jetojmë në vathat tona”, u shpreh Almir Salihovic, biznesmen serb.

Srebrenica është sot një qytet i rrudhur me vetëm 7,000 banorë, boshnjakë dhe serbë, të cilët jetojnë në krah të njëri-tjetrit të mbushur me dyshime. E vetmja gjë e përbashkët që ndajnë mes tyre, është varfëria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA