25/11 19:02
Lëvizja Socialiste për Integrim e cilëson qesharak buxhetin për bujqësinë, një sektor që thotë se është jashtë vëmendjes që meriton.
Monika Kryemadhi thotë se LSI kërkon rritjen e buxhetit në 2.4 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Kemi kërkuar që buxheti për bujqësinë të jetë më i lartë. Propozimi ynë është rritja e buxhetit të bujqësisë me 2.4 për qind të PBB-së.
Në një takim me ekspertët, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se propozimi i LSI-së është i thjeshtë.
“250 milionë euro në vit për bujqësinë, sepse kontribuon me 2 miliardë euro në Prodhimin e Përgjithshëm Bruto. Ne jemi për një bujqësi pa taksa”, u shpreh Panariti.
Top Channel