Mesfushori suedez provokon: Bonucci të flasë ç’të dojë. Ne jemi në avantazh

12/11/2017 18:18

Problemi i arbitrimit nuk diskutohet mes suedezëve, edhe pse Bonucci ka shprehur rezerva ndaj gjyqtarit të takimit të parë mes Suedisë dhe Italisë.

“Bonucci mund të thotë çfarë të dojë, por tani për tani jemi ne përpara”, shprehet Jakob Johansson, mesfushori që vendosi fatet e takimit në “Friends Arena” të Solnës, me golin e shënuar prej tij edhe falë devijimit të mbrojtësve italianë.

Duke folur për “Aftonbladet”, 27-vjeçari që luan me AEK-un e Athinës i është rikthyer ndeshjes së parë të “play off”-eve të zonës Europiane për Botërorin “Rusi 2018”.

“Të shënoja gol në atë sfidë, për mua ishte një kënaqësi i jashtëzakonshme. Atmosfera në stadiumin tonë kontribuoi edhe në performancën e shkëlqyer të lojtarëve tanë në fushë. Çfarë mund të them për golin? Kur më erdhi topi u përpoqa thjesht ta godisja, duke u përpjekur të ruaja lartësinë e pakët”, thotë mesfushori i Suedisë.

Ndërkohë, kapiteni i Milanit dhe mbrojtësi i Italisë, Bonucci me siguri po mendon për kundërpërgjigjen. Por, më shumë sesa me fjalë, ai duhet të flasë së bashku me shokët e tjerë të Kombëtares axurre në fushën e lojës, në ndeshjen e kthimit në “San Siro”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA