Banorët e njësisë nr.2 do të kenë linjë të re furnizimi me ujë nga Depo e Tiranës, pasi mjetet e UKT dhe ekspertë të saj tashmë kanë nisur punën për shtrimin e linjës së re.

Për të mos ndikuar në furnizimin me ujë të banorëve, punimet janë kryer gjatë orëve të vona të natës.

Bashkia ka nisur punën për rinovimin e të gjithë rrjetit të transmetimit të ujit të pijshëm nga burimet në depo, e deri në nivel kapilar për shpërndarjen pranë çdo banese të ujit dhe për të rritur jo vetëm sasinë e furnizimit, por njëkohësisht edhe cilësinë e tij për qytetarët.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka premtuar se brenda 5 viteve, Tirana do të arrijë që të furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare këtij problem disavjeçar.

Puna e deritanishme është fokusuar tek sigurimi i furnizimit me ujë të zonave të reja urbane, reduktimin e lidhjeve abuzive gjatë linjave të transmetimit kryesore duke zvogëluar në këtë mënyrë nivelin e humbjeve në rrjet si dhe në sjelljen në kushte optimale të tubacioneve kryesore dhe të burimeve të furnizimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA