Miqësorja e Brazilit, show dhe fitore ndaj “samurajëve”

10/11/2017 19:00

Kombëtarja braziliane e futbollit pati nevojë për vetëm një pjesë loje që të vendoste diktatin në miqësoren ndaj Japonisë, ndeshje të cilën e fitoi 3-1 në stadiumin e Lilës.

Dy skuadrat e kualifikuara në botërorin e vitit të ardhshëm që mund ta shohin veten në të njëjtin grup, patën mundësi për eksperimente me lojtarët titullarë por vetëm formacioni karioka rezultoi me përgjigje bindëse ndaj seleksionit aziatik.

Danilo në vend të Dani Alvesh, Tiago Silva dhe Xhemerson në vend të Markinjos dhe Miranda, si dhe Fernandinjo në vend të Paulinjos. këto ishin vetëm disa nga zgjedhjet surprizë të trajnerit Tite për Brazilin që detyroi madje dhe Kutinjo të qëndrojë në pankinë.

Për herë të parë në histori, Brazili përfitoi nga sistemi i videoarbitrimit pasi pikërisht VAR i dha një penallti në faullin e Joshida. nejmar nuk gaboi nga pika e bardhë ndërsa Marselo dhe Gabriel Hesus ishin autorët e rrjetave të tjera të jugamerikanëve. në fraksionin e dytë Makino shënoi golin e nderit për Japoninë e cila rezultoi e pafuqishme përballë superioritetit të Seleçaos që mbetet pretendente për të fituar titullin kampion bote.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA