Kroaci, arbitri i shpëton jetën lojtarit (Video)

10/11/2017 13:55

Arbitri kroat Bruno Mariç i ka shpëtuar jetën një lojtari duke u bërë heroi i ditës.

Pas një përplasjeje në lojë, Zvonimir Filipoviç gëlltiti gjuhën dhe nuk po merrte më frymë.

Arbitri, i cili ndodhej vetëm disa metra larg futbollistit, ndërhyri menjëherë duke i hapur gojën lojtarit dhe duke shmangur më të keqen.

“Kam ndjekur një kurs dhe e dija mirë se çfarë po bëja. E kuptova menjëherë që situata ishte e rëndë. Më përqafoi dhe më falenderoi”, tregoi Bruno Mariç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA