Kontratat e reja, shtohen aplikimet në Ujësjellësin e Durrësit
10/11/2017 13:44
Në qytetin e Durrësit janë shtuar ditët e fundit qytetarët që shkojnë pranë sporteleve të Ujësjellës Kanalizime për të lidhur kontrata të reja.
Gjatë tre ditëve, pranë sporteleve të UKD-së janë lidhur 39 aktmarrëveshje, ndërkohë që janë bërë edhe 51 aplikime për hapjen e kontratave të reja si dhe vendosjen e 82 matësve të ujit.
Edhe pse kjo dyndje vjen pas paralajmërimit për reformën e ujit në Shqiperi, burime nga sektori i shërbimit të klientit bëjnë të ditur se një vit më parë, UKD nënshkroi 514 aktmarrëveshje me qytetarë që kanë fatura të papaguara ndër vite, duke paguar tashmë debinë me anë të kësteve.
Top Channel