Paulo Dybala ka sqaruar polemikat e lindura në Argjentinë pas fjalëve të tij mbi bashkëjetesën në fushë me Leo Messin.
“Është e vështirë të luash me të sepse lëvizim në pozicione të njëjta”, pati deklaruar sulmuesi i Juventusit në një konferencë për shtyp, duke iu referuar 5 herë fituesit të Topit të Artë.
Dybala tashmë sqaron se deklarata nuk ka qenë e plotë: “Mbaj mend që shtova se me Messin është kënaqësi të luash. Me të mund të mësosh shumë gjëra. Mediat interpretojnë keq fjalët që të shesin më shumë. 18 pyetje nga 22 ishin për Leon dhe në 17 prej tyre pata folur shumë mirë për të. Leo është idhulli im”.
Aktualisht, sulmuesi ndodhet bashkë me Messin në grumbullimin e Argjentinës për miqësoret kundër Rusisë e Nigerisë.
Top Channel