Shpresat ndaj Irlandës së Veriut, hyrja falas në “Selman Stërmasi”
09/11/2017 19:22
Shpresat e Shqipërisë kanë një ndeshje mjaft të rëndësishme ditën e nesërme në orën 18:00 ndaj Irlandës së Veriut në “Selman Stërmasi”.
Kundërshtarët e 21-vjeçarëve të drejtuar nga Bushi ndodhen në vendin e parë me 9 pikëm, por një fitore e Shpresave tona do t’i ngjiste ndjeshëm në renditje dhe mundësitë për një kualifikim të mundshëm do të ishin shumë të mëdha.
Për t’i dhënë sa më shumë mbështetje skuadrës në një situatë të tillë, FSHF ka menduar që hyrja të jetë falas ditën e nesërme.
Me lojtarë si Keidi Bare i Atletico Madrid e të tjerë, Shpresat janë me shumë shpresë ditën e nesërme për një fitore.
Top Channel