Kuarteti Habilaj-Tahiri-Sota-Kanabis ishte sërish në kryefjalë të punimeve të Parlamentit këtë të enjte.
Eduard Halimi, deputet i PD: Habilajt nuk i sollëm ne! Nuk i gjetëm ne! Nuk i shpikëm ne! Ishte Prokuroria e Katanias
Rudina Hajdari, deputete e PD: Saimir Tahirit duhet t’i ishte hequr imuniteti tërësisht. Duhet të përballet me gjykatat.
Dashamir Shehi, deputet: Sa herë hapet një dosje, del emri i tij, sa herë del një përgjim është emri i tij. Sa herë ndalohet një makinë, është emri i tij. PS të ishte distancuar njëherë e mirë për veten e vet, se për atë si politikan…
Por deputeti Qarkut të Vlorës, Fatmir Velaj lexoi përpara deputetëve një leter nga banorët e këtij qarku, drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha.
“Pyet vjehrrin dhe nusen se ça lidhje kanë me Alimuçajn dhe Habilajt. Pyet vjehrrën ça lidhje ka me Habilajt. Pyet kunatin kush ishin ata të fortë që e mbronin kur hidhte beton në det”, tha deputeti Velaj.
I pyetur lidhur me qëndrimin e Partisë Socaliste mbi rastin Sota, Taulant Balla theksoi:
“Jo gjyq politik për askënd. Hetim të mirëfilltë për të gjithë. Të vijojë punën policia dhe prokuroria. Kjo na ndan ne nga ata që e përdorin këtë gjë për karrige politike dhe jo për funksionimin e drejtësisë”, deklaroi Balla.
Top Channel