Edhe nëse keni njohuri të përgjithshme për planetet dhe sistemin tonë Diellor, e dini se Toka është më e vogla përsa i përket masës. Mërkuri dhe Marsi janë edhe më të vegjël, por Saturni dhe Jupiteri dihet që janë më të mëdhenjtë.
Por Jupiteri ndoshta nuk është më i madhi, pasi një planet i ri është zbuluar dhe që do të ndikojë në galaksinë tonë, ndërsa vetë shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë nëse është vërtetë një planet.
Ai është zbuluar duke përdorur teleskopin Spitzer Space të NASA, dhe ka emrin OGLE-2016-BLG-1190Lb. Planeti vlerësohet të ketë 13 herë më shumë se masa e Jupiterit, dhe është kaq i madh saqë astronomët po shqyrtojnë mundësinë se ai në të vërtetë nuk është një planet.
Por tashmë, para se të ëndërroni për një farë stacioni të “Lufta e Yjeve”, duhet të dini se nuk është kjo ajo që po marrin në konsideratë shkencëtarët. Por përmasat e jashtëzakonshme të planetit në fakt mund të thonë se është një xhuxh kaf. Xhuxha kaf që ndonjëherë quhen edhe “yje të dështuar” janë objekte masive që gjenerojnë nxehtësi, por nuk janë aq të mëdha sa të mbështesin një bashkim bërthamor që ushqen disa nga yjet e sekuencave kryesore.
Mendohet se ndarja mes një planeti të vërtetë dhe xhuxhave kaf është diku sa masa 13 apo 14 e Jupterit. “Mëqënëse ekzistenca e shkretëtirës së xhuxhit kaf është shenja e një mekanizmi të ndryshëm formimi për yjet dhe planetet, afërsia e ngushtë OGLE-2016-BLG-1190Lb me këtë shkretëtirë ngre çështjen nëse është një planet i vërtetë, (nga mekanizmi i formimit) dhe prandaj reagon duke ndjekur shpërndarjen galaktike të planeteve”, shkruajnë shkencëtarët.
Planeti është shumë larg, gati 22 mijë vite dritë, kështu që nuk është diçka që mund të shkosh dhe të verifikosh, por vëzhgimet e mëtejshme mund të ndihmojnë në sqarimin e statusit të objektit.
Top Channel