Lufta ndaj ISIS në Siri, çlirohet qyteti i fundit

08/11/2017 22:19

Ushtria Siriane dhe forcat aleate morën kontrollin e Albu Kamal, qyteti i fundi i madh që Shteti Islamik kontrollonte në Siri.

Në operacion morën pjesë edhe forcat irakiane, pasi beteja u zhvillua në afërsi të kufirit irakian. ushtria siriane dhe ajo irakiane kanë shënuar progres të rëndësishme në vendet respektive ndaj ISIS në javët e fundit.

Shteti Islamik pushtoi zona të mëdha në Siri dhe Irak verën e vitit 2014 dhe shpalli kalifatin e tij, të cilët tashmë qartësisht i erdhi fundi.

Zyrtarë sirianë dhe oficerë të ushtrisë thanë se Albu Kamal është plotësisht i çliruar dhe kjo shënon fundin e sundim të IS në qendrat e mëdha urbane. Ditë më parë, forcat siriane rimorën qytetin Deir al Zour duke ju afruar ndjeshëm Albu Kamal, ndërsa forcat irakiane rimorën kontrollin e pikës kufitare Al Qaim duke rrethuar luftëtarët e shtetit islamik.

Megjithatë, lufta kundër ISIS, pavarësisht çlirimit të qyteteve në Siri dhe Irak, nuk ka mbaruar ende. Grupet që kanë mbetur nga dikur ushtria e madhe e ISIS kontrollojnë ende disa zona në shkretëtirë dhe fshatra në të dyja vendet që duhen çliruar sa më shpejt, për të mos lejuar militantët që të rigrupojnë forcat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA