Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në provincën e Gradisca d’Isonzo pranë Venecias.
Bashkëshorti ka masakruar me thikë gruan e tij, të dy shqiptarë, në pranë edhe të djalit të tyre vetëm 8 vjeç.
Autori i vrasjes është identifikuar si shtetasi D. S, i cili ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij shtetasen shqiptare M.K. Mediat italiane shkruajnë se menjëherë pas ngjarjes së rëndë, autori ka telefonuar policinë duke i thënë se ka vrarë gruan.
Mësohet se shqiptari prej disa muajsh ishte pa punë dhe ishte gruaja e tij që kujdesej për sigurimin e jetesës së tij dhe fëmijës vetëm 8 vjeç të tyre.
Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë krim makabër.
Top Channel